Sara Gjordeni ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e “Goca & Gra” ku ndër të tjera foli edhe për shtatzëninë e saj.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” zbuloi gjithashtu datën se kur foshja e saj me Bardhin do të vijë në jetë.
Sara tregoi se data e bekuar është 20 dhjetori, por Bardhi uron të vijë në datën 25, në ditëlindjen e tij.
“Përpiqem çdo ditë të mos e nxjerr. Ka ngelur edhe shumë pak. Sapo jam futur në muajin e tetë. Doktorët thonë që rreth datës 20 dhjetor vjen bebushja. Bardhi lutet shumë që bebi të vijë në datën 25 që të kenë të njëjtën ditëlindje, por nuk besoj se ajo do të durojë kaq shumë kaq e lëvizur sa është se i ka ngjarë Bardhit sigurisht”.
Ajo foli më tej edhe se si i erdhi ideja për emrin e vajzës. Sara tregoi se në momentin kur zbuloi se është shtatzënë, gjatë gjithë kohës i vinte në mendje vetëm një emër; Nea.