Është publikuar për herë të parë çasti pas ngjarjes tragjike ku Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës.
Në foto shihet 42-vjeçari, i pavetëdijshëm, që merret nga disa persona dhe, në vend që të vendoset mbi barelë, transportohet si kafshë duke u kapur nga duart dhe këmbët për t’u futur në ambulancë.
Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për tre individë që kishin qenë dëshmitarë të ngjarjes në Pogradec dhe që dyshohen për fshehjen e saj. Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët më parë ishin nën masën e “detyrim paraqitjeje,” janë vendosur nën masën e arrestit me burg.
Prokuroria e Korçës ka zbuluar se kamerat e sigurisë brenda lokalit ku ndodhi dhuna janë manipuluar, duke fshehur momente të rëndësishme që lidhen me vdekjen e Egli Progës.