Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në qytetin e Tiranës.
Policia ka njoftuar se një i mitur ka ndërruar jetë pasi është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët.
“Më datë 13.10.2024, rreth orës 18:15, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i shoqëruar nga familjarët, një i mitur 12 vjeç, banues në Gurrë Petrelë, i cili pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.