Në puntatën e djeshme të emisionit “Goca & Gra”, u komentua edhe rasti i këngëtarit Luiz Ejlli, për të cilin pak ditë më parë u njoftua se është dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentash.
Ishte Egla Ceno ajo që si fillim e preku këtë temë delikate duke thënë se “është ngjarje tronditëse për rrjetin dhe për ndjekësat”.
Më tej, vajzat e panelit treguan më shumë detaje për rastin duke thënë se “personi të cilit Luizi i justifikoi pasurinë, ka patur precedent të rëndë penale të mëparshme dhe nuk është një rast i lehtë për t’u kaluar”.
Këtu ndërhyn Heidi Baci, e cila thotë:
“Akuza është agravuar nga fakti që dokumenti i falsifikuar ndoshta nëse është, është për një person që teorikisht ka pastruar lekët. Këtë gjë ne nuk e dimë. Nuk e dimë nëse ai (Luizi) e dinte vërtet nga vinin këto lek ose për çfarë e ka falsifikuar”.