Dafina Zeqiri ishte me gocat dhe u kujdes që ta merrnim vesh të gjithë që po kënaqej pafund.
Këngëtarja, e cila do të kurorëzojë sërish dashurinë në një ceremoni me të ftuar të shumtë (pasi është martuar një herë në mënyrë private), ka organizuar festën e shoqërisë me mikeshat e saj.
Në postimet e shumta në rrjetet sociale, Duffy na tregoi ca nga momentet e festës, e cila duket totalisht një super ‘vibe’.
@kengetereja our beautiful bride 👰🏻♀️ – @Dafina Zeqiri ♬ original sound – kengtereja
Duffy, e veshur me të bardha dhe gocat u mblodhën në një shtëpi, ku kërcyen, kënduan dhe festuan. Në një moment, në një video në TikTok, Dafina zbuloi se shoqet e saj kishin vendosur të ktheheshin të gjitha në një ‘Kreshnik’.
Çifti i dashuruar do të martohet sërish, më 26 tetor 2024. Lajmi u bë i ditur nga Ylli Limani, i ftuar në dasmë, i cili i paralajmëroi të dashuruarit se patjetër që do e tregonte ftesën.
Në fillim të ftesës, shihet qartë data dhe më pas, përmes një videoje, Dafina dhe Kreshniku ftojnë personalisht njerëzit që të bëhen pjesë e ditës së kremtimit të dashurisë së tyre.