Gjykata e Fierit dënoi me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, duke e shpallur fajtor për falsifikim të një deklarate noteriale për të shpëtuar nga sekuestrimi një pjesë të pasurisë së një ish-të dënuari për prostitucion në Itali.
Pas këtij vendimi, “Panorama” pretendon se karriera e Luiz Ejllit është shkatërruar ku i janë anuluar dhe një sërë koncertesh dhe ai vendim ka shqetësuar gjithashtu dhe ekipin e menaxhimit të këngëtarit.
Për këtë, Luizi e ka një përgjigje:
“Se u shkatërrua Prestige në Golem, nuk është e thënë që u shkatërrova edhe unë. Aq shumë koncerte kam sa që po mendoj që ta blej dhe të bëhem pronar i panorameë thjesht për ti vënë flakën që mos të dali më në treg”.