Ish-reperi Fero, i cili ka hequr dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë, ka shkaktuar reagime të shumta me deklaratën e tij të fundit.
Në një video live në rrjetet sociale, ai ka shprehur hapur dëshirën për të pasur më shumë se një grua, duke theksuar se kjo është një e drejtë e lejuar në fenë që ai praktikon.
“Në fenë time, unë mund të martohem me deri në katër gra,” u shpreh Fero gjatë videos.
Duke vijuar më tej, ai theksoi se gjendja e tij financiare është e mirë dhe i lejon të përballojë martesat e shumta.
Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke shkaktuar debate rreth mënyrës së tij të jetesës dhe vendimeve të fundit që ai ka marrë pasi ka lënë industrinë e muzikës.
Megjithatë, Fero vazhdon të mbrojë qëndrimet e tij duke theksuar se janë në përputhje me besimin e tij fetar.