Këngëtarja e njohur Linda Halimi, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, ka tërhequr vëmendjen e publikut jo vetëm për talentin e saj muzikor, por edhe për praninë e saj në platformën për të rritur, OnlyFans.
Ajo ka deklaruar publikisht se ky aktivitet i sjell të ardhura të konsiderueshme, duke fituar deri në 10 mijë euro në muaj.
Halimi ka mbrojtur vendimin e saj, duke thënë se ndihet e përmbushur dhe e sigurt me zgjedhjen e saj. Ndërkohë, brenda shtëpisë së famshme, tema e OnlyFans u diskutua shumë mes banorëve, duke e bërë atë një nga figurat më të komentuara.
Pas përfundimit të pjesëmarrjes në shtëpi, Linda është bërë shumë më aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të ndryshme nga jeta e saj.
Në postimet e fundit, ajo ka publikuar një video nga palestra, ku duket në formë të shkëlqyer dhe nuk ngurron të tregojë rezultatet e punës së saj fizike.