Dua Lipa tashmë është e njohur për kombinimet e saj të çudithme në kuzhinë.
Fillimisht, këngëtarja tha se i pëlqen akullorja me vanilje, kripë dhe vaj ulliri ndërsa pak ditë më parë prezantoi një kokteil të çuditshëm.
@dualipaofficialWhat do we call her?
Dua përzieu një pije të gazuar me lëng kastravecësh turshi, specash djegës turshi duke shtuar edhe copa të tyre. Pija u bë menjëherë virale dhe mes atyre që e provuan është edhe shefi i njohur i kuzhinës, Gordon Ramsay.
Shefi britanik ndoqi hapat e këngëtares për të krijuar përzierjen e çuditshme dhe dukej mjaft i emocionuar në videon që shpërndau në TikTok. Në mbishkrimin e videos ai shkroi:
Duhet të provoja çfarë po përgatiste Dua Lipa.
Epo entuziazmi nuk zgjati shumë. Sapo pija i preku buzët, Ramsay e pështyu menjëherë dhe më pas tha:
Dua, për Zotin vajzë! Do t’i shkatërrosh kordat vokale!
Disa komentues thanë se Ramsay i kishte shtuar më shumë lëng turshish sesa duhet, por në videon origjinale të Duas nuk ka masa të sakta për ta përgatitur
@gordonramsayofficial Replying to @Gordon Ramsay Had to try what @Dua Lipa ♬ original sound – Gordon Ramsay