Gazetari Ronaldo Sharka shpesh është shprehur nëpër intervista apo postime të ndryshme në rrjetet sociale se është bullizuar për pamjen e tij fizike.
Për këtë, Sharka mori një vendim pak muaj më parë, duke bërë të ditur se ka nisur stërvitjen fizike dhe premtoi ndryshim.
Duke e mbajtur fjalën, sot, gazetari ka treguar ndryshimin e tij drastik në pamje.
Në një foto të publikuar në InstaStory, gazetari shihet më i dobët, muskuj më të theksuar në pjesën e krahëve apo gjoksit, bel më të hollë, dhe shpatulla më të gjera.
Postimin, Sharka e shoqëron me shkrimin: “Të jesh mbi peshë nuk është në rregull. Na kanë gënjyer, bëni aktivitet fizik.”
Gjithashtu ai bën të ditur se për shkak të mbipeshës “është ndjerë shpesh i refuzuar seksualisht”.