Hailey Bieber ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve të shumta që kanë qarkulluar kohët e fundit lidhur me marrëdhënien e Justin Bieber me Sean Diddy Combs, i cili u arrestua disa javë më parë.
Duket se Hailey, partnerja e Justin, ka dërguar një mesazh indirekt fansave duke postuar një foto të vitit 2017, ku Justin u tregon gishtin e mesit paparacëve.
“Gjendja,” ka shkruar Hailey në përshkrimin e postimit në Instagram, duke lënë të nënkuptohet se spekulimet për këtë çështje kanë kaluar kufijtë e arsyes.