Tragjike/ Gjendet pa jetë në pishinë futbollisti i njohur

Ish-mbrojtësi i Sheffield United, George Baldock, është gjetur i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, Athinë.

Lajmi tronditës u konfirmua nga media lokale pak minuta më parë, por ende nuk është zbuluar shkaku i vdekjes

Autoritetet kanë nisur një hetim të menjëhershëm, dhe një koroner është thirrur për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Baldock, 31 vjeç, kishte nënshkruar me Panathinaikos në maj 2024 dhe kishte luajtur për kombëtaren greke, falë origjinës greke nga gjyshja e tij.

Vdekja e tij ka shkaktuar një shok të madh në komunitetin sportiv, ku ai njihej për kontributin e tij në Sheffield United dhe më pas në Greqi, me 12 ndeshje për kombëtaren që nga viti 2022.