Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç njihet ndryshe me emrin artistik Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun.
Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi në rrjetet sociale, ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale.
Një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh sukseset që ka arritur dhe vlerësimet për zërin që ka. “A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton. Me zërin që ke”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve.
Ndërkohë, artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon. Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë. A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.