Jofiel Koço është astrologu që i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.
Viktima, i cili ishte atrolog i njohur dhe shpesh ftohej në emisione televizive për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit, ndërmori aktin e rëndë mëngjesin e sotëm (7 Tetor).
Jofiel Koço raportohet se ishte baba i dy fëmijëve, por jetonte i vetëm.
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.
Nuk dihet ende arsyeja që çoi atrologun Jofiel Koço drejt aktit të vetëflijimit.