Në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, një ngjarje e rëndë u shënua kur një protestues pësoi djegie serioze nga një bombë molotov.
Ky protestues rezulton të jetë babai i aktores shqiptare Juli Emiri.
Sipas dëshmitarëve, molotovi është hedhur nga një efektiv policie, pasi fillimisht ishte drejtuar nga turma e protestuesve.
Ndërkohë, protestat e sotme shkaktuan edhe bllokime të mëdha trafiku në kryeqytet. Një nga ngjarjet më të pazakonta që ndodhi për shkak të këtij kaosi ishte lindja e një foshnjeje në makinë.
Një nënë e re, e bllokuar në trafik, solli në jetë fëmijën e saj brenda mjetit.