Sot, në Tiranë, një protestë e organizuar nga Partia Demokratike bllokoi disa nga rrugët kryesore të qytetit, duke shkaktuar jo pak tensione.
Për shkak të trafikut të rënduar, një nënë shtatzënë që po udhëtonte drejt maternitetit për të lindur foshnjën, u detyrua të kryente lindjen në makinë.
Ngjarja ndodhi pasi makina e saj mbeti e bllokuar mes protestuesve. Mjekët arritën ta ndihmojnë në kohë, dhe gruaja bashkë me foshnjën u dërguan në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Protesta e sotme u shoqërua me akte të dhunshme si hedhja e molotovëve drejt institucioneve, duke shkaktuar kaos në qytet.