Einxhel Shkira ka shprehur një mendim ndryshe nga Ronela Hajati lidhur me ndikimin e individëve në industrinë muzikore shqiptare, krahasuar me P. Diddy në SHBA.
Sipas moderatores së njohur, Shqipëria është një vend i vogël dhe nuk ka individë me atë lloj guximi dhe fuqie për të dominuar industrinë muzikore në mënyrë të ngjashme.
Në një postim në InstaStory, Shkira theksoi se bota e muzikës është e ashpër dhe konkurruese, por në Shqipëri nuk sheh dikë që ka arritur aq pushtet sa të vendosë rregullat për të tjerët, përfshirë kërkimin e favoreve poshtëruese.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se, edhe pse mund të ketë individë që ëndërrojnë të arrijnë një nivel të tillë në industrinë e televizionit, fuqia dhe ndikimi i tyre mbetet i kufizuar.
“P Diddy nuk kemi në Shqipëri, se vendi ynë është shumë i vogël. Por në botën e televizionit, ndonjë që ëndërron të jetë si ai, ndoshta mund të ekzistojë,” u shpreh ajo, duke nënkuptuar se ambiciet e mëdha janë të pranishme, por jo domosdoshmërisht të realizueshme në tregun shqiptar.