Elvana Gjata do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH.
Burime për “Vip Magazine” tregojnë se Elvana Gjata do të rikthehet në Festivalin e Këngës pas disa viteve, ku ajo nuk arriti ta fitonte dot, duke sjellë edhe mjaft pakënaqësi nga ana e saj.
Kënga e artistes me të cilën ajo do të ngjitet në skenën e Festivalit do të titullohet “Carneval”.
Pjesë e Festivalit të Këngës do të jenë edhe Devis Xherahu, Ardit Çuni, Endrik Beba, Stine, Olsi Bylyku, Mihallaq Andrea, etj.