Mbrëmjen e djeshme, 6 tetor, nisi sezoni i 42-të i emisionit të njohur të humorit “Portokalli”.
Në drejtimin e këtij sezoni u rikthyen Salsano Rrapi dhe Nevina Shtylla, ndërsa për herë të parë, pjesë e prezantimit ishte Kiara Tito.
Pritja për Kiara Titon si prezantuese ka qenë pozitive, sidomos në rrjetet sociale. Komentet në YouTube, të bëra pas transmetimit të episodit të plotë nga Top Channel, tregojnë përkrahjen që ka marrë Kiara në këtë eksperiencë të re.
Ndjekësit shprehën mbështetje dhe vlerësime për paraqitjen e saj, duke e konsideruar një hyrje të suksesshme në rolin e prezantueses së “Portokalli”.
Reagimet në rrjet sugjerojnë se publiku e mirëpriti këtë ndryshim, dhe pritet me interes se si do të vijojë sezoni me këtë formacion prezantuesish.