Një nga lajmet që shkaktoi pak zhurmë në lidhje me punatatën e parë të programit “Goca dhe Gra” ishte përzgjedhja e Bora Zemanit si e ftuara e parë e këtij sezoni.
Kjo për shkak të prezencës së Heidi Bacit në panel si një prej moderatoreve të programit, e cila kohët e fundit është përfolur për ndarjen nga Romeo Veshaj.
Mirëpo u duk se mes dy gocave ujërat ishin të qeta dhe marrëdhënia e tyre shkonte më së miri.
Pas hyrjes në studio, Bora komplimentoi moderatoret dhe u uroi suksese për këtë startim të ri, ndërsa për Heidin tha duke qeshur: “Më shumë do jem dakort me Heidin, por do u dëgjoj të gjithave”.
Më pas, dy vajzat folën për pushimet verore të cilat i kaluan së bashku në shoqëri të partnerëve të tyre, Romeo dhe Donald.
Bora dhe Heidin thanë se ja kaluan shumë bukur, ndërsa teksa u pyetën se ku do të shkojnë për Vitin e Ri, ato u përgjigjen: “Nuk e dimë, ka kohë, është akoma larg”, duke e anashkaluar situatën.
Të dyja vajzat nuk treguan se ç’ka ndodhur me romancën me Romeon, por e mbajtën bisedën normale dhe pa treguar detaje.