Pas përfundimit të “Ferma VIP”, marrëdhënia mes Baby G dhe Dijonis Biba duket se ka mbetur e mirë.
Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, Baby G u pyet nga ndjekësit e saj nëse ka ende kontakt me Dijonis Bibën.
Këngëtarja e pranoi me shumë pozitivitet, duke thënë: “Po, ai është gangsteri im (my G)”.
Deklarata e saj tregon se ata ruajnë ende një raport të ngushtë dhe miqësor, pavarësisht mbylljes së emisionit.