Juliana Nura (e njohur si Xhuli), ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një lajm të gëzueshëm, duke zbuluar se është në një romancë të re dashurie.
Në postimin e saj të fundit, Xhuli ka publikuar një fotografi të ëmbël, ku shihet e ulur në natyrë, me duart e shtrënguara me një burrë me tatuazhe.
Krahas fotos, ajo ka shkruar: “Gjithmonë duke ta kapur dorën”, duke reflektuar lumturinë e saj në këtë moment të veçantë të jetës.
Ndërsa fansat janë kuriozë të zbulojnë më shumë për identitetin e partnerit të saj, portreti i tij mbetet ende një mister.