Ndërsa pritet fillimi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania” (BBVA4), “Panorama Plus” ka publikuar një listë me emrat e disa prej personazheve që pritet të jenë pjesë e spektaklit.
Lei Kraja, një moderatore e njohur, është një nga emrat surprizë që përflitet për këtë vit, pas disa refuzimeve të mëparshme.
Një tjetër emër i përfolur është aktori dhe regjisori Drilon Hoxha, i cili është bërë i njohur për publikun me projektet e tij filmike, por këtë herë do të garojë për çmimin prej 100,000 eurosh.
Tiri Gjoci, një këngëtar i ri me fansa në rritje, gjithashtu mund të jetë një nga konkurrentët, ndërsa aktori Visjan Ukcenaj, i njohur për humorin e tij, pritet të sjellë dinamizëm në spektakël.
Në listën e mundshme është edhe Cubi Metkaj, e cila vitin e kaluar përflitej si pjesë e formatit, por këtë vit mund ta shohim më në fund brenda shtëpisë së “Big Brother”.
Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledri Vula, është një tjetër emër i përmendur, me të cilën publikun mund ta shohim të rikthehet në vëmendjen mediatike përmes këtij reality-show.
Kujtojmë se disa javë më parë u tha se pjesë e këtij sezoni pritet të jenë edhe Dori & Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare”, Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo.
Me pak më shumë se një muaj nga fillimi, mbetet për t’u parë se cilët prej tyre do të konfirmohen zyrtarisht.