Kourtney Kardashian po përballet me kritika të shumta në internet, për shkak të dekorimit që i ka bërë shtëpisë për festën e Halloween.
Ylli i “The Kardashians” publikoi një album foto, mes të cilave edhe ambiente të shtëpisë së saj, të arreduar me elemente të Halloween-it. Në album ndodhej edhe fotoja e dy skeleteve të vendosur në një pozicion paksa seksual.
“Përshëndetje tetor!”, shkroi Kardashian në albumin me foto, por njerëzit rendën që të komentonin mendimet e tyre.
“Si nënë e 4 fëmijëve, është e neveritshme që bën të tilla gjëra”; “Seriozisht e ke me skeletet? A ke respekt për fëmijët e tu?”; “Shumë e çuditshme kjo puna e skeleteve”; “A interesohesh për shembull që fëmijët e tu të mitur do i shohin këto gjëra?”; ishin disa prej komenteve.
Kourt përballet shpesh me të tilla komente për Halloween-in, por mesa duket, nuk i merr shumë për bazë.
Kujtojmë se ajo dhe bashkëshorti, Travis Barker njihen si një çift që s’i ka kursyer puthjet e prekjet edhe në daljet publike, ndaj dekori i Halloween-it është deri diku i pritshëm.