Gjatë një paraqitjeje në “Jimmy Kimmel Live”, Justin Bieber dhe Diddy bënë bujë në internet me një video të vjetër që po përhapet shpejt.
Të dy artistët ishin të ftuar në emision, ku moderatori i pyeti: “A po punoni bashkë apo çfarë po ndodh mes jush?”
Me humor, Diddy iu përgjigj se nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim profesional, por për një miqësi të ‘çuditshme’.
“Për shumë prej nesh, Justin është si një vëlla më i vogël. Ai gjithmonë gjen kohën për të kërkuar këshilla,” tha reperi.
Më vonë, Diddy theksoi se bota e muzikës është si një familje dhe shumë kolegë e kanë përqafuar dhe mbrojtur Bieber-in, pasi e konsiderojnë si një njeri me zemër të madhe.
“Ai ka një talent të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha është një nga djemtë më të mirë që mund të takoni,” shtoi ai.
Në një moment tjetër, Bieber falënderoi Diddy-n për fjalët e mira dhe shtoi se ai ende pret një dhuratë të veçantë nga reperi. “Ai më premtoi një Lamborghini, por ende s’e kam marrë,” tha Bieber, ndërsa Diddy e shikonte me një buzëqeshje të lehtë.
Reperi gjithashtu ndau detaje nga koha kur Bieber kishte qëndruar në shtëpinë e tij dhe kishte marrë për pak ditë një Lamborghini për ta përdorur.
“Ai kaloi 48 orë në rezidencën time dhe shijoi disa privilegje,” tha Diddy.