Ani Kilner, modelja dhe bashkëshortja e futbollistit të Manchester City, Kyle Walker, ka vendosur kushte të forta për shpëtimin e martesës së tyre, duke kërkuar gjysmën e pasurisë së tij për të dhënë një shans të dytë.
Pas tradhtive të vazhdueshme të Walker, përfshirë dhe lindjen e dy fëmijëve jashtë martese me Lauryn Goodman, Ani kërkon rreth 15 milionë paund nga pasuria prej 27 milionë paundësh të futbollistit si pjesë e marrëveshjes së rikthimit të tyre bashkë.
Gjithashtu ajo kërkon dhe shtëpinë e përbashkët prej 3.5 milionë paundësh që çifti ndan me katër fëmijët e tyre.
Ani Kilner synon të mbrojë interesat e saj financiare dhe të fëmijëve të saj, ndërkohë që Walker, i cili është drejt fundit të karrierës së tij të shquar futbollistike, duket i gatshëm të plotësojë kërkesat e saj për të mbajtur familjen të bashkua