Që kur lidhja e tyre u bë publike, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kanë tërhequr shumë vëmendje nga ndjekësit e tyre.
Pak ditë më parë, çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në një ceremoni private në një nga restorantet e kryeqytetit, ndërsa dasma e madhe pritet të mbahet këtë tetor.
Dafina ka treguar shpeshherë në rrjetet sociale raportin e saj të afërt me familjen e bashkëshortit.
Pasi ndau një foto me vëllain e tij, sot ajo ka zgjedhur t'i urojë ditëlindjen kunatës së saj me fjalët më të përzemërta:
“Urime ditëlindjen zemra jeme ma e mira, të dua dhe jom me shumë fat çfarë kunate kom”, duke treguar dashurinë dhe lidhjen e ngushtë me familjen e Kreshnikut.