Këngëtari i njohur Bardhi ka ndarë mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale një lajm emocionues që lidhet me projektin e tij muzikor të ri.
Kënga, e cila publikohet mbrëmjen e sotme, është një dedikim për vajzën e tij dhe të partneres Sara Gjorden, e cila pritet të vijë në jetë së shpejti.
Partnerja e tij, Sara, nuk ka vonuar të reagojë, duke ndarë një pjesë të shkurtër të këngës dhe duke i dedikuar fjalë të ndjera bashkëshortit të saj. Në komente, Bardhi ka zbuluar një detaj interesant: emri i vajzës është përmendur në këngë.
Reagimi i Sarës ka qenë tepër prekës, ku ajo shkruan me dashuri: “Gabimi yt më i bukur.” Fansat dhe ndjekësit janë duke pritur me padurim këngën e plotë për të zbuluar emrin e bebushes së çiftit, që do të bëhet publik brenda pak orësh.