Bardhi ka publikuar sot projektin e tij të ri muzikor, të titulluar “Çikës tem”, në të cilin artisti rrëfen sfidat që ka përjetuar gjatë karrierës së tij dhe vështirësitë që partnerja e tij, Sara Gjordeni, ka hasur gjatë shtatzënisë.
Por, momenti më i veçantë i këtij projekti është zbulimi i emrit të bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.
Bardhi dhe Sara kanë vendosur ta quajnë vajzën e tyre Nea, emër që ata e kanë ndarë me ndjekësit në një mënyrë emocionuese.
Sara gjithashtu ka shpjeguar kuptimin e emrit Nea.
Në greqishten e lashtë, Nea përfaqëson dikë që gjithmonë “ringrihet” si një version më i fortë i vetvetes, pavarësisht sfidave të jetës.
Në Islam, ky emër simbolizon një dhuratë të bekuar dhe një person që sjell dritë dhe që jeton një jetë të gjatë dhe të lumtur.