Gazetarja e njohur shqiptare Fatma Haxhialiu ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Ajo e ndau këtë lajm emocionues me ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në video, Fatma i tregon djalit të saj Kian se së shpejti do të bëhet vëlla i madh. Ky moment i veçantë ka tërhequr shumë vëmendje, duke shfaqur emocionet e fuqishme të familjes dhe gëzimin e Kian për ardhjen e një vëllai të vogël.