Gjatë episodit të fundit të emisionit “Robi Plaket Kur Don Vet” të Robert Berishës, aktori Albano Bogdo u përfshi në një bisedë të papritur ku së bashku me Robertin u tallën dhe ofenduan ish-fermerin Gledis Gegaj, duke përmendur edhe Valerin.
Gjatë intervistës, Albano e pyeti Robertin si do të reagonte nëse partnerja e tij imagjinare do ta kishte tradhtuar me Buçkon dhe Valerin. Roberti, në përgjigjen e tij me shaka, tha se e do më shumë partneren pasi “më mirë ta tradhtojë me burra si Buçko dhe Valeri”, duke shtuar më pas një koment vulgar.
Këto fyerje nuk kaluan pa reagim. Buçko iu përgjigj me humor, duke postuar në rrjetet sociale disa biskota në formën e një dore me gishtin e mesit të ngritur, shoqëruar me një poezi ironike.
Përgjigja e tij tërhoqi vëmendje, dhe Roberti komentoi në postimin e Buçkos duke i thënë: “Sa e bukur që je o lale,” ndërsa Buçko iu përgjigj me fjalët: “Ma mir se manjak.”