Pavarësisht se prej një kohe të gjatë është shkëputur nga muzika, Erion Korini pa dyshim do të mbetet një emër i njohur dhe një i zë i dashur për të gjithë.
I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ai tregon dashurinë që vazhdon të ketë për muzikën.
Megjithëse gjatë karrierës së tij nuk mbahet mend për “skandale”, gogla e verdhë duket se ia nxorri në pah një të tillë. Mes të qeshurash dhe batutash ai tregon “skandalin” që ka bërë për të tërhequr vëmendjen e publikut, edhe pse nuk u prit nga kjo e fundit ashtu siç ai e kishte parashikuar.
Rudina: Në kohën kur ti ke ushtruar muzikën dhe ke kënduar ka qenë një kohë pak më e qetë, këngëtarët ishin më formalë, ishin më të kujdesshëm, kurse tani duket se kanë një garë kush ka skandalin më të parë në mënyrë që të marrin vëmendje.
Erion Korini: E di si ka qenë në atë kohë… Mbaj mend bëra një turne me Sabianin nëpër Shqipëri dhe tentuam aty tek qendra estetike që të provonim të bënin një fije floku ndryshe (të lyer me bojë) dhe pak prerje të vetullës. Kur dolëm nëpër intervista apo nëpër koncerte u gjykuam aq keq sa çfarë nuk na quajtën dhe e kemi vuajtur jashtëzakonisht shumë. Pra ka qenë një kohë tjetër, paragjykoheshim shumë. Kur shohim sot se çfarë po ndodh, ato tonat dukeshin qesharake.
Rudina: Po në atë kohë dukeshin shumë, sepse ishin hapat e parë që bëheshin në drejtim të këtyre zhvillimeve, ‘showbiz-it’.
Erion Korini: Ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Madje madje një këngëtar që kishte kohë që kishte humbur nga tregu italian, merr makinën një natë, për faktin që nuk po çante dot në treg dhe nuk po dëgjoheshe, merr makinën një natë dhe hyn në supermarket me makinë dhe kur e pyetën pse e bëre thotë ‘thjesht që të kujtohej emri im përsëri’.
Rudina: Ja pra si funksionon. Kjo është një strategji që e përdorin shumë artistë.