Reperi i njohur, Mozzik feston ditëlindjen e tij të 29-të ditën e sotme.
Ai ka marr urime të shumta nga njerëzit e tij më të dashur dhe nuk kishte se si të mungonte edhe një urim nga e dashura e tij, Lotina Haziri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lotina i ka bërë një urim të veçantë reperit.
“Urime ditëlindjen ma Mozi! Edhe pafund herë me lind e me vdek, ty kisha me t’i falë krejt prap. Të du”, ka shkruar ajo, krahas videove me organizimin e saj për ditëlindjen e reperit.