Filloi sezoni i ri televiziv dhe prej kohësh publiku shqiptar ka një pyetje: “Ku do e shohim Luanën këtë sezon?”
Aludime ka patur pafund, nga oferta për rikthim në televizionin Top Channel deri tek vazhdimi i qëndrimit në televizionin Klan.
Shumë burime kanë treguar se Luana ka pranuar ofertën për rikthim në televizionin Top Channel, madje flitet se rikthehet me spektaklin nën autorësinë e saj, aq shumë të dashur nga publiku “Shiko Kush Luan”, program i cili rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve në ato vite.
Mirëpo burime po ashtu të sigurta flasin se ditën e enjte Luana Vjollca është parë në ambientet e televizionit Klan, ku prej 2 vitesh tashmë ka qenë shtëpia e saj mediatike ku ka drejtuar programe që rezultuan sërish sukses nën vulën e saj si “Zemër Luana” dhe “Love Island Albania”.
Ende nuk dihet se cili gjigant mediatik do arrijë të triumfojë të ketë moderatoren dhe me cilin program do e shohim; por një gjë është e sigurt: Fansat mezi presin rikthimin në ekran të Luana Vjollcës!