Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene janë martuar në një ceremoni intime më 27 shtator në Des Allemandes, Luiziana, pas një lidhjeje të shkurtër por të bujshme.
Ndërkohë, Kelli Welsh, ish e fejuara e Jeremy-t, ka shprehur ndjenjat e saj në lidhje me martesën e papritur të tij me këngëtaren e njohur.
Në një intervistë për Daily Mail, 45-vjeçarja tha se zbuloi lajmin vetëm pasi pa fotot e dasmës në media. Ajo përshkroi se ndjehej në “shok”, duke qenë se kishte qenë e fejuar me Jeremy-n për 12 vite dhe tani, ai ishte martuar vetëm një muaj pas ndarjes së tyre.
Megjithatë, Kelli nuk shprehu asnjë ndjenjë negative, duke e përshkruar Jeremy-n si një njeri të jashtëzakonshëm dhe e uroi atë për fillimin e ri me Lana Del Rey.
“Jam në shok sepse ne ishim të fejuar për 12 vite… dhe ai u martua pas një muaji”, tha ajo. “Por unë jam e lumtur për të. Ai është një njeri shumë mbrojtës, punëtor, burrëror. Ai duhej të dilte nga zona e tij e rehatisë. Ai ishte mësuar me jetën dhe të qenit jashtë në moçal. Ai e meriton këtë bekim.”