Agron Llakaj do të rikthehet në ekran. Aktori ka njoftuar se shumë shpejt do të vijë në ekranin e “Vizion Plus” me programin më të ri të humorit.
“PaPare Najt” do të quhet show që do të startojë në televizion më 12 Tetor dhe do të transmetohet çdo të shtunë.
“PaPare Najt”..,fillojmë së shpejti këtë show të ri humori, me entusiazëm, shumë punë dhe dashuri! Prej 12 Tetorit, çdo të shtunë në orën 21 në Vizion Plus”, ka shkruar Agron Llakaj.
View this post on Instagram
Kujtojmë se bashkëshortja e aktorit, Kostandina, ndërroi jetë pak muaj më parë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.
Largimi nga jeta i bashkëshortes e lëndoi jo pak aktorin, gjë që e shprehu edhe publikisht me anë të rreshtave të ndjerë në rrjetet sociale.
Mirëpo përpos kësaj, ai sërish ka gjetur forcën të rikthehet përballë spektatorëve dhe telespektatorëve dhe të bëjë atë që ai di të bëjë më mirë, të sjellë humor në shtëpitë tona.