Sot, reperi Noizy feston ditëlindjen e tij të 38-të, dhe një nga urimet më të veçanta erdhi nga mikja e tij e ngushtë, reperja e njohur Loredana.
Ajo ndau një foto me Noizyn në rrjetet sociale, duke i shprehur dashurinë dhe miqësinë e tyre të gjatë me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku im i ngushtë. Të dua shumë.”
Miqësia mes Noizyt dhe Loredanës ka vite që vazhdon, dhe kënga e tyre e përbashkët “Heart Attack”, një hit i verës 2022, i afroi edhe më shumë.
Përveç marrëdhënies së tyre profesionale dhe miqësore, Noizy ka krijuar një lidhje të mirë edhe me partnerin e Loredanës, futbollistin Karim Adeyemi.