Sezoni i gjashtë i “Përputhen” startoi në 23 shtator me moderatore Megi Pojanin.
Bukuroshja bëri një postim në Instagram, ku u shpreh se, “Kam një plan të guximshëm prej të dehuri – Dua t’ju bëj të dashuroheni” dhe vëmendje mori komenti i Olsa Muhametit, e cila u largua si autore e këtij programi muaj më parë.
“Suksese. Bëje siç di ti”- ishte komenti i Olsës, duke hedhur poshtë aludimet se mund të ketë hatërmbetje me stafin e “Përputhen”.