E turpshme/ Gazetarja po raportonte viktimat nga aksidenti, influenceri kërcen pas shpinës së saj

Sjellja e këngëtarit dhe influencuesit brazilian, MC Livinho, ka shkaktuar një valë reagimesh të ashpra në Brazil, pasi ai u filmua duke kërcyer në sfond gjatë një raportimi live për një aksident tragjik.

Aksidenti kishte shkaktuar vdekjen e tre lojtarëve të ekipit amerikan të futbollit Curitiba Crocodiles, pas përmbysjes së një autobusi me 43 pasagjerë.

Ndërhyrja e Livinhos gjatë transmetimit u konsiderua e papërshtatshme dhe shumë përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan ashpër, duke e akuzuar për përpjekje për të marrë vëmendje në një moment tragjik.

Komente si “A po kërcen ndërsa të tjerët vajtojnë?” dhe “E papranueshme, kur sheh gazetarë dhe ambulanca, dihet se ka ndodhur diçka” shprehnin zhgënjimin e thellë të publikut ndaj sjelljes së tij.