Tensionet mes Klea Prengës dhe motrave Berisha vazhdojnë të jenë të larta, ndërkohë që motrat Berisha ende nuk janë gjendur nga autoritetet.
Situata duket se është agravuar akoma më shumë pas një postimi të bërë nga e ëma e motrave Berisha, Donika Marashi.
Në një postim në llogarinë e saj të Instagramit, Marashi shkruan se ka denoncuar adresat që përdorin imazhet e saj dhe të vajzave të saj, duke distancuar familjen nga llogaritë që mund të përhapin gjuhë urrejtjeje ndaj Kleas.
Mirëpo sipas Klea Prengës, e ëma e motrave Berisha ka gënjyer me atë çfarë shkroi në InstaStory, pasi në momentin kur ajo publikoi fotot e plagëve të saj në rrjetet sociale, Marashi e ka ofenduar nëpërmjet komenteve.
Situata mbetet e paqartë dhe me shumë pikëpyetje, ndërsa hetimet për dhunën dhe ofendimet vazhdojnë.