Një nga temat që është përfolur gjithashtu kohët e fundit në median rozë është edhe ndarja e aluduar mes çiftit Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.
Shkak për këtë u bë një story e postuar nga reperi që tërhoqi vëmendjen e ndjekësve. Ai postoi një thënie të Dritëro Agollit e cila futi në dilemë fansat e tyre.
“E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë “mbahu” Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: “Më rrahu“
Ndërsa nga ana tjetër Marina po kalonte më shumë kohë me motrën e saj Luana Vjollca, duke mos postuar foto me bashkëshortin e saj, gjë që i shtoi më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.
Mirëpo, kjo foto tregon krejtësisht të kundërtën. Nga Milano, aty ku ndodhen për Javën e Modës, shihet çifti, krah mikut të tyre. Geti dhe Marina duken të lumtur dhe të veshur gjithë stil.
Kujtojmë gjithashtu se çifti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.