Blerta Celibashi është fotografuar për herë të parë në publik krah Princit Leka. Çifti ndodhet në New Jersey, SHBA ku kanë marrë pjesë në një darkë gala në Carpathia West Estate.
Mbrëmja ka qenë e dedikuar forcimit të lidhjeve mes sipërmarrësve shqiptarë dhe amerikanë, duke nxitur bashkëpunim dhe mbështetjen për kauza bamirësie.
Në fotot ekskluzive nga Revista Who shfaqet Princi me një kostum të zi elegant ndërsa Blerta duket sharmante me një fustan të zi të gjatë, kombinuar me taka dhe varëse me perla, të cilat janë gjithashtu aksesor edhe në çantën e dorës ngjyrë gri.