Dafina dhe Kreshniku bënë një dasmë jashtëzakonisht private para disa ditësh, por duket se çifti i dashuruar do të martohet sërish, më 26 tetor 2024.
Lajmi u bë i ditur nga Ylli Limani, i ftuar në dasmë, i cili i paralajmëroi të dashuruarit se patjetër që do e tregonte ftesën.
Në fillim të ftesës, shihet qartë data dhe më pas, përmes një videoje, Dafina dhe Kreshniku ftojnë personalisht njerëzit që të bëhen pjesë e ditës së kremtimit të dashurisë së tyre.