Hati, personazhi i njohur nga TikTok, ka reaguar pas disa lajmeve në media lidhur me pasurinë e saj.
Në një video të postuar në “TikTok”, Hati shprehet: “Mediat në Shqipëri kanë një javë që bëjnë emisione për patentën time. A thua se ky është problemi më i madh që kanë shqiptarët?
Ku i gjen lekët Hatixhja. Na thirrin nja dy të mençëm në emision që i thonë flisni kundër se kështu bëjmë lajm. Jeni shumë poshtë dhe jeni për t’u mëshiruar. Ftesa për emisione pa fund por nuk kam për të ardhur te asnjëri. Merruni me çështje më të mëdhaja se Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi gjërave të tjera. Kam jetën time, e pavarur dhe nuk po bëj ndonjë krim, nuk po vras njeri”.
Hati dhe bashkëshorti i saj, Jashari, janë bërë të njohur në TikTok, duke postuar shpesh video nga jeta e tyre luksoze, përfshirë udhëtimet dhe makinat e shtrenjta.
Ata u bënë protagonistë të lajmeve pasi policia bllokoi makinën e tyre për shpejtësi tej normave në rrugët e vendit.