Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, i ka bërë një dedikim vetes me rastin e ditës së lindjes.
Në një postim të bërë në “Instagram”, Dea reflekton për sfidat që u përball gjatë këtij viti.
Blogerja e njohur, e cila iu nënshtrua një operacioni këtë vit, u shpreh se ‘ka vujatur shumë’. Dea shton se ka qenë një makth për të, duke theksuar se është lutur çdo natë.
Megjithatë, pavarësisht sfidave që kaloi, Dea Mishel vijon duke thënë se është optimiste dhe e lumtur, teksa shton me batutë që “jam e lumtur që shpirtin e sensin e humorit e kam akoma”.