Këngëtarja e njohur, Shakira, është detyruar të largohet nga skena pasi një person po e filmonte atë poshtë fustanit të saj teksa po performonte në skenë.
Ngjarja ndodhi teksa Shakira po kërcente dhe po mahniste publikun me lëvizjet e saj.
Shakira është vënë re duke tentuar ta parandalonte këtë veprim të papërshtatshëm, duke bërë përpjekje për të ndaluar personin që po filmonte. Megjithatë, përpjekjet e saj duket se nuk kishin efekt dhe ky person nuk kishte ndërmend të ndalte.
Fillimisht, përdoruesit e rrjeteve sociale dyshuan se personi që po e filmonte ishte një fans i këngëtares. Megjithatë u identifikua se personi që po e filmonte ishte një anëtar i stafit të Shakira-s.
Sofia Bukele, drejtore e Marrëdhënieve me Median, lëshoi një deklaratë duke thënë se njeriu që po filmonte Shakira ishte një anëtar i stafit të saj dhe se “ai po merrte imazhe të shfaqjes për qëllime zyrtare.”
“Dhe pse një thashethem është krijuar për një fans që po filmonte poshtë fustanit të saj, e vërteta është se personi që po regjistronte ishte një anëtari i ekipit të saj duke kapur momente nga performanca e saj në klubin e njohur të natës”.
Madje, ajo siguroi se edhe pse përdoruesit në rrjetet sociale e cilësuan ngjarjen si një “moment të sikletshëm”, në realitet Shakira u kërkoi ndjekësve të saj që të linin mënjanë telefonat për të shijuar plotësisht shfaqjen.
“Kolumbiania u kërkoi fansave të saj që të ulnin telefonat në mënyrë që të shijonin momentin me të dhe të ishin të pranishëm për të shijuar një natë të paharrueshme”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, kjo deklaratë nuk shpjegon acarimin e këngëtares, e cila ishte në event duke ndarë skenën me artistë të tjerë si Danna, Anitta dhe Lele Pons, të cilët e zgjatën festën deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.