Fifi ka postuar së fundmi disa video në Instagram, ku ndau me fansat se gjatë muajve që nuk ka qenë aktive në rrjete sociale, ka punuar në projekte të reja.
Edhe pse nuk dha shumë detaje, artistja premtoi se ka shumë gjëra interesante që do të vijnë së shpejti.
Në një nga postimet e saj, Fifi kishte veshur një bluzë të bardhë të gjerë, e cila shkaktoi spekulime në mesin e fansave mbi një mundësi të mundshme të shtatzënisë së saj të dytë.
Megjithatë, Fifi ka reaguar ndaj këtyre aludimeve me një video në “InstaStory”, ku shpjegoi se nuk është shtatzënë.
Ajo theksoi se po e shijon rritjen e djalit të saj, Theo Mal, dhe se ka kohë që të presë deri sa ai të rritet mjaftueshëm për të mirëpritur një vëlla ose motër në familje.