Nuk ka më vend për dyshime — Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si pjesë e skuadrës së “Portokalli”.
Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja përmes një ask në instagram ku është pyetur nga ndjekësit për programin që do të drejtojë.
Kiara tregon se kjo është një dëshirë e saj e shprehur shumë kohë më parë, që më në fund po bëhet realitet.
Ajo do të jetë në Portokalli krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, në vend të Xhemi Shehut e cila këtë sezon ka ardhur në një format ndryshe, bashkë me Jul Dedën në drejtimin e Fiks Fare