Aktori Agron Llakaj është gati të rikthehet në ekran me një projekt të ri televiziv.
Në një video të fundit të postuar në Instagram, Llakaj zbulon se shumë shpejt do të sjellë një “show të ri humori”, megjithatë nuk ka dhënë detaje specifike rreth emisionit, përfshirë emrin apo bashkëpunëtorët që do të jenë pjesë e tij.
Mbetet ende e paqartë nëse ky projekt do të transmetohet në Vizion Plus, ku Llakaj ka pasur bashkëpunime të mëparshme, apo në ndonjë tjetër platformë televizive.
Publiki mezi pret të shohë rikthimin e tij në botën e humorit, pas një periudhe të vështirë personale.
Pak muaj më parë, Llakaj humbi bashkëshorten e tij, një ngjarje që e preku thellë, por duket se pasioni për humorin dhe karriera e tij e gjatë në këtë fushë po e ndihmojnë të vazhdojë përpara.