Dy artistet e njohura të skenës shqiptare, Nora Istrefi dhe Tuna, po punojnë së bashku për të sjellë një bashkëpunim muzikor të papritur.
Ky lajm, i konfirmuar nga “Prive”, ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tensionuar mes dy ish-kunatave.
Prej kohësh, Nora dhe Tuna janë përfolur për marrëdhëniet e acaruara, ku mosmarrëveshjet familjare mes vëllezërve Robert dhe Patris Berisha, ish-bashkëshortët e tyre, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike.
Megjithatë, duket se artistet kanë vendosur të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen te muzika.
Ky projekt i përbashkët mes tyre është në fazën finale të realizimit, dhe mbetet për t’u parë se si do të pritet nga publiku, por gjithashtu nga ish-bashkëshortët e tyre.